Na ndiqni

Lajme

Vuçiq nuk e din më çfarë t’i ofrojë serbëve: Kosova po njihet nga bota perëndimore

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 22:15
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka shprehur shqetësim të madh sonte pasi sipas tij, qytetarët serbë nuk duan të zgjidhin problemin e Kosovës dhe nuk e din se me çfarë ai po përballet.

Vuçiq ka thënë se është e pamundur të ruhet ‘status quo’ në Kosovë, ndërkohë ka shprehur shqetësim për hulumtimin që tregon se qytetarët e Serbisë janë kryesisht në favor të mbajtjes së një konflikti të ngrirë.

Ai ka thënë se bisedimet për një zgjidhje nuk ekzistojnë më dhe se nuk e dinë më çfarë t’i ofrojë popullit të tij.

“Lufta ime është fjalë për fjalë si beteja e Davidit para Goliathit”, është shprehur Vuçiq duke shtuar se ‘Goliathi’ është e gjithë bota perëndimore dhe shqiptarët.

Vuçiq vuri në dukje se Kosova aktualisht ka një shtetësi të konfirmuar nga bota perëndimore.

“Tani ka një mbështetje të ulët të BE-së ndaj Serbisë. Unë them se ky është rreziku më i madh, pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve ne duhet të luftojmë për të qëndruar në rrugën evropiane”.

Presidenti serb ka thënë se gjatë ditës së sotme ka pasur një bisedë të vështirë me njerëz nga Samiti i BE-së, i cili ka bërë thirrje për një takim të të gjitha palëve për të gjetur një kompromis.

Duke folur për marrëdhëniet mes fuqive perëndimore dhe Kosovës, Vuçiq ka thënë se ‘Amerika është nëna dhe baba e tyre, ndërsa pjesa tjetër xhaxhallarët dhe hallat e tyre’.

Sipas tij, mbështetja e Kinës dhe Rusisë ndaj Serbisë nuk është gjithmonë e mjaftueshme.

Sa i përket të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Millan Radojiçiq, presidenti serb ka thënë se ky i fundit nuk ka kryer vrasje.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test