Na ndiqni

Lajme

Policia serbe mbyll objektin e RTV Preshevës

Nga: Insajderi Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 16:00 të ditës së sotme, inspektorati kundër zjarrit me asistencë të policisë serbe, ka mbyllur sërish institucione të komunës së Preshevës, themelues i së cilave është Kuvendi Komunal i Preshevës.

RTV Presheva ka bërë të ditur se me këtë rast janë bllombuar dyert hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, Bibliotekës “Mehmet Isufi”, Radiotelevizionit “Presheva”, Zyrës për të rinj, duke iu shtuar kësaj radhe edhe Zyra e Partisë Demokratike Shqiptare.

“Lidhur me ri-bllombimin e këtyre institucioneve, arsyetimin se pse kjo po ndodh nuk po e jep askush. Prandaj, vetvetiu lindin pyetjet: Kujt po i pengojnë këto institucione, me fajin e kujt po bllombohen për të dytën herë, kush dha leje për heqjen e bllombave të vendosura ditë më parë, kush duhet dhënë përgjegjësi për këto, a ka të bëjë ky ribllombim me festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit apo është koincidencë”, thuhet në reagimin e RTV Presheva.

RTV Presheva përsërit se një gjë e tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë në Komunën e Preshevës dhe se për Radiotelevizionin Presheva kjo është një goditje e radhës pasi ka gati një vit që nuk financohet nga Komuna e Preshevës, kurse tani i duhet pa fajin e saj të ballafaqohet edhe me këtë problem.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test