Na ndiqni

Lajme

Bërnabiq: Serbia do të bëjë ankesë zyrtare kundër Prishtinës

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:00
Ana Bërnabiq

Pas takimit me Presidentin serb dhe ministrat e tjerë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka folur për mediat duke bërë të ditur se Serbia do të bëjë ankesë zyrtare kundër Prishtinës.

Ajo tha sonte se Serbia do të paraqesë një kërkesë zyrtare kundër Prishtinës të hënën për mospërputhje me CEFTA-n.

Bërnabiq gjithashtu theksoi se Serbia do të kërkojë hapjen e konsultimeve formale që i nënshtrohen procedures paraprake përpara arbitrazhit.

“Ne do të paraqesim një kërkesë për mospërfillje të CEFTA-s gjatë fundjavës dhe të hënën. Ne do të krëkojmë gjithashtu hapjen e konsultimeve formale që i nënshtrohen procedures paraprake përpara arbitrazhit”, u shpreh ajo.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test