Na ndiqni

Lajme

Ambasadori italian: Kosova duhet të tërheqë vendimin mbi taksën

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:08
Ambasadori italian në Serbi, Carlo Lo Cascio

Ambasadori italian në Serbi, Carlo Lo Cascio ka deklaruar se Kosova duhet të tërheqë taksën doganore të vendosur për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

“Bashkimi Evropian ka një qëndrim të qartë kur është në pyetje një çështje e kësaj natyre dhe mesazhi zyrtar i Brukselit është edhe pozicioni ynë dhe ne besojmë se këto masa duhet të tërhiqen”, tha ai.

Qeveria e Kosovës javën e shkuar kishte marrë vendimin për taksën prej 10 për qind ndaj produkteve serbedhe atyre nga Bosnja.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test