Na ndiqni

Lajme

Kur Rexhep Selimi e Ramiz Lladrovci ishin bashkë me Haradinajn në AAK

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 11:22
Kur AAK-ja kishte edhe disa komandantë

Tashmë jemi mësuar të shohim figura të ndryshme politike tek ndërrojnë partitë dhe bindjet e tyre. Megjithatë, ndoshta për disa prej tyre as mund të na kishte shkuar mendje se mund të kenë qenë bashkë në një parti.

Është fjala pikërisht për Rexhep Selimin dhe Ramiz Lladrovcin, njëri prej tyre në Vetëvendosje e madje edhe përkrahës i qëndrimeve radikale të kësaj partie ndaj proceseve të ndryshme në Kosovë, e madje edhe i veprimeve radikale politike për t’i kundërshtuar ato procese, ndërsa tjetri në Partinë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kjo pasi, ashtu siç dëshmon edhe fotoja e bërë vite më herët, Rexhep Selimi po edhe Ramiz Lladrovci dikur ishin pjesë e AAK’së së Ramush Haradinajt.

Ndërsa, duke pasur parasysh orientimin politik e ideologjik po edhe qëndrimin e AAK’së për proceset e ndryshme në Kosovë, procese këto të cilat VV bashkë me Rexhep Selimin i kundërshtonte madje edhe me metodat më të ashpra, ndryshimi i këtij të fundit ndër vite duket të jetë i madh. 

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test