Na ndiqni

Lajme

LDK e bindur se Qeveria Haradinaj do të rrëzohet vet

Nga: Bota Sot Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:38
Kabineti qeveritar Haradinaj

 Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se Qeveria Haradinaj, brenda javësh do të bie vet pa pasur nevojë të ngritet mocion.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se tashmë po shihet hapur se partnerët e koalicionit nuk kanë konsistencë brenda vetes, prandaj kjo Qeveri i ka ditët e numëruara.

Partia e Isa Mustafa qysh në fillim të Qeverisë Haradinaj, ka thënë se do të pres 100 ditëshin dhe dhe pastaj do të iniciojë mocion mosbesimi për ta rrëzuar atë.

Por, Hoti shton se Qeveria Haradinaj do të bie vet, madje kjo sipas tij do të shihet pas festave të fundvitit.

Hoti: Qeveria Haradinaj do bie vet

“Nëse ia len edhe një mijë ditë Qeverisë Haradinaj, gjendja do të jetë e njëjtë. Unë besoj shumë që është çështje javës, mos të them muajsh që Qeveria Haradinaj do të bie vetë. Nuk ka konsistencë brenda koalicionit qeveritar, asnjë reformë substanciale nuk mund të shkojë përpara, as një ligj më i thjeshti nuk mund të shkoj përpara dhe të aprovohet në Kuvend pa marrë miratimin e Listës Serbe. Edhe pastaj pa prezencën e opozitës. Dhe prandaj jam i bindur se ditët dhe javët janë të numëruara për këtë Qeveri”, theksoi Hoti.

Shefi i deputetëve të LDK-së, thotë se Qeveria Haradinaj nuk do të mund t’i kryejë punët e mëdha për të cilat është proklamuar, por se vetëm me LDK-në në Qeveri, kryhen punët e mëdha.

Në këtë konferencë Hoti ka bërë prezantimin e nismës legjislative, me të cilin synohet plotësim ndryshimi i dy ligjeve që kanë të bëjnë me reformën për lehtësimin e të bërit biznes, pasi që ai tha se Qeveria Haradinaj nuk është duke u marrë fare me këtë çështje.

Hoti, theksoi se me pakon fiskale të vitit 2015 ata e patën ndryshuar komplet rrethinën e të bërit biznes të heqjes së çfarëdo ngarkese tatimore, në veçanti për prodhuesit vendor. Por, sipas tij, deri tash nuk kanë parë progres në zbatimin e këtyre masave që përmirësojnë kushtet e të bërit biznes. Prandaj, iniciuar plotësim ndryshimin e dy ligjeve bazike.

Hoti: Kemi ndërmarrë nismë legjislative për ndryshimin e dy ligjeve

“Është ligji për të ardhurat e korporatave, ku prekën dy çështje, tatimi i mbajtur në burim për grumbulluesit e produkteve bujqësore i cili tatim tash është 3 për qind për vlerën e produkteve bujqësore që dorëzohen nga prodhuesit bujqësor...Dhe çështja e dytë që preket në ligjin e korporatave, ka të bëjë me tatimin e kompanive të sigurimit, të cilat deri me tash janë tatimuar 5 për qind të tatimit në të hyrat bruto, ndërsa, me këto propozime që po bëjmë, do të kalohet në tatimin të rregullt të këtyre kompanive sikurse çdo kompani tjetër. Dhe ndryshimi i dytë është tel ligji i TVSH-së, ku prekën dy çështje. Tek transporti ndërkombëtarë i udhëtarëve dhe tashmë këto ndryshime të reja do të njihet TVSH-ja për këto kompani, këto blerje që bëjnë këto kompani. Dhe e dyta është zbatimi i TVSH-së në tregtinë e brendshme të arit”, tha Hoti.

Në këtë konferencë, me Hotin kanë qenë edhe deputetët, Hykmete Bajrami dhe Driton Selmanaj. Ky i fundit është pyetur nëse do të iniciojnë ndonjë nismë rreth përgjimeve të reja ku e implikojnë kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezin si të afërt me PDK-në.

Selmanaj: Nëse ka elemente të veprës penale pse mos të ndiqet

“Në fakt pushtetit gjyqësor dhe prokurorial i shohim si pjesë të pavarësisë së tyre. Tash çdo tendencë për t’u involvuar politika aty, normalisht që e dëmton atë pushtet, e dëmton vet imazhin e shtetit të Kosovës. Ne nuk lëshohemi në çështje konkrete të një përgjimi, por ne i bëjmë thirrje organeve ndjekëse, sepse nuk është vetëm Lumezi aty, ai është vetëm kryeprokuror dhe ka edhe prokuror tjerë që funksionojnë në këtë sistem dhje nëse ata vlerësojnë se ka elemente të veprës penale aty pse të mos ndiqet. Por ajo që është me rëndësi të provojmë të krijojmë kushte që pavarësia e këtyre institucioneve të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe askush të mos jetë as peng as i varur nga askush, jo vetëm nga PDK-ja, por nga askush”, u shpreh Selmanaj.

Shefi i deputetëve të LDK-së, po ashtu është pyetur edhe për mospjesëmarrjen e Teuta Rugovës në seanca plenare. Por, përgjigjja e Hotit ishte se krejt çka mund të thotë ai është se, e bija e ish presidentit Ibrahim Rugova, është pjesë e grupit parlamentar të LDK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha se qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara.

Në një konferencë për media, Hoti tha se brenda ditëve apo javëve kjo qeveri do të shkojë sepse por t'ia lesh edhe 1 mijë ditë kësaj qeverie nuk do të ketë asnjë sukses.

Sipas Hotit ekzekutivi i vendit i udhëhequre nga Ramush Haradinaj, nuk po mund të shtyjë përpara asnjë proces, madje as edhe një ligj të thjeshtë.

LDK thërret konferencë për media

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thirrur konferencë për media e cila pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

LDK nuk ka bërë të ditur se për çka do të diskutorhet në këtë konferencë.

Kujtojmë se ditët e fundit ka qenë temë kryesore demarkacioni dhe kalimi i saj në Kuvend. Ndërkohë, është LDK ajo që nuk e merr për bazë raportin e Shpejtim Bulliqit për demarkacionin, sipas të cilit thuhet se komisioni i Murat Mehës gjatë qeverisjes së Isa Mustafës ka gabuar dhe në bazë të tij Kosova humbë mbi 8 mijë hektarë tokë.

Bota Sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test