Na ndiqni

Lajme

Deputeti i LDK-së: Sot më shumë se kujtdo tjetër do doja t’ia shtrëngoja dorën Mustafës

Nga: Bota sot Më: 21 mars 2018 Në ora: 23:07
Isa Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani thotë se më shumë se kujtdo tjetër, sot do dëshironte t’ia shtrengonte dorën ish kryeministrit të Kosovës, njëherësh kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook, pas ratifikimit të Demarkacionit, Osmani ka thënë se edhe pse shumë deputetë kanë kontribuar në rrëzimin e Qeverisë së tij, ai tejkaloi veten duke i mobilizuar ata që të jenë unik para qytetarëve të Kosovës

“Me shumë se kujdo tjetër sot do të doja të ja shtrengoja doren Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, për ti deshiruar shëndet të plotë ,e për ta pergezuar si një Lider të vërtetë i cili i gezohet suksesit qe sot u arrit në Parlamentin e Kosovës ,duke na dhënë perkrahje e inkurajim te vazhdueshëm për ta votuar Demarkacionin. Ani pse ne i kontribuam rrezimit të qeverisë të udhëhequr nga Z.Mustafa, ai tejkaloj veten duke na mobilizuar e duke ma bërë unik që të jemi të përgjegjeshëm para qytetarëve të Kosovës dhe para miqëve tanë ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test