Na ndiqni

Lajme

Majlinda Bregu garon për postin e sekretarit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Më: 6 mars 2018 Në ora: 13:26
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe kryeministrin Ramush Haradinaj

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka nisur lobimin për postin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Përballë saj për këtë post kandidon ish-kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq.

Zonja Bregu ka zhvilluar takime zyrtare në Kosovë dhe në Maqedoni.

Në Prishtinë, ajo ka zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa në Maqedoni ka takuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ajo thotë se turin e takimeve do ta vijojë në Beograd, Podgoricë dhe në Sarajevë.

Përballë Majlinda Bregut kandidon për këtë post ish-kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test