Na ndiqni

Lajme

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR

Nga: telegrafi Më: 1 mars 2018 Në ora: 20:35
Kuvendin e Kosovës

Avdullah Hoti, i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), ka njoftuar se së bashku me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dorëzuar kërkesë në Kuvendin e Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Hoti, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se janë mbledhur 40 nënshkrime për të mbajtur këtë seancë.

“Grupi Parlamentar i LDK-se sot e ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime te deputeteve për seance te jashtëzakonshme te Kuvendit te Kosovës lidhur me vendimet arbitrare dhe joligjore te Qeverise qe kane quar ne përjashtimin e Agjencisë Kosovare te Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit te Cilësisë ne Arsimin e Larte”, ka shkruar Hoti.

Tutje Hoti ka shtuar se “Qeveria do te detyrohet shpejt te marre veprime qe mos te pësojnë studentet dhe mësimdhënësit ne arsimin e larte publik dhe privat ne Kosove”.

Agjencia e Akreditimit të Kosovës është përjashtuar Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ta përjashtojë këtë agjenci.

Në arsyetimin e Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, vlerësohet lartë puna e anëtarëve të bordit të kaluar, duke pezulluar mbi 100 programe të akreditimit në kolegjet publike dhe private. Gjithashtu, aty thuhet se puna e tyre nuk u kishte pëlqyer qeverisë dhe kishte shkarkuar ata pa ndonjë arsyetim konkret, duke emëruar anëtarë të tjerë, kryesisht aktivistë partiakë. 

telegrafi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test