Na ndiqni

Lajme

Albulena Haxhiu-Avdullah Hotit: LDK në disa raste fshihet si struci

Nga: Mediat Shqiptare Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 23:23
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka regauar ndaj shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë që Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen të kenë një president, simbol të uniteti kombëtar, e quajti mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK-ja në përgjithësi me zell flasin e përshëndesin veprimet antikombëtare dhe kundërshtojnë deklaratat që çojnë drejtë bashkimit kombëtar.

Postimi i deputetes Haxhiu:

“Avdullah Hoti paska reaguar kundër deklaratës të Edi Ramës e poashtu ditë më parë duartrokiti heqjen e flamurit kombëtar nga rrethi.

S’e di pse LDK në përgjithësi me zell flasin e përshëndesin veprimet antikombëtare dhe kundërshtojnë deklaratat që çojnë drejtë bashkimit kombëtar.

Nuk e mbaj mend ndonjëherë që z.Hoti dhe LDK, kanë reaguar kundër deklaratave të shpeshta të Vuçiqit, kundër Republikës sonë, as kundër luftës së egër të Serbisë ndaj Kosovës, kudo në mekanzimat ndërkombëtarë. Në raste të tilla fshihen si struci!” (sic.), ka shkruar Haxhiu. 

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test