Na ndiqni

Lajme

Haradinaj thotë se Kosova është në prag të anëtarësimit në BE dhe NATO

Nga: Mediat Shqiptare Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:59
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Pritjen Shtetërore me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka thënë se çështjet e mëdha po kërkojnë zgjidhje në Kosovë dhe se do gjendet zgjidhje për çdo problem.

Haradinaj më tej ka thënë se Kosova po troket në derën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Vendimet e drejta e të mëdha po përkojnë implementim. Implementimi është suksesi i gjithë neve. Do të jemi të kujdesshëm e të vendosur që të implementojmë të arriturat tona, vendimet e marrura. Dhe njëkohësisht të gjejmë zgjidhje për të gjitha temat që na presin. Duke uruar përvjetorin e 10-të të pavarësisë së Kosovës, uroj qytetarët e Kosovës, uroj Bashkimin Evropian për anëtarin e ri që po troket në derë, uroj NATO-n për anëtarin e ri që po i troket në derë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Haradinaj, transmeton EO.

Në Pritjen Shtetërore të shënimit të dekadës së parë së Pavarësisë së Kosovës, janë duke marrë pjesë liderë vendas e ndërkombëtar, liderë këta, shumica prej të cilëve kanë marrë pjesë edhe në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës dhe në paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test