Na ndiqni

Lajme

Qeveria e Malit të Zi komenton marrëveshjen Thaçi-Vujanoviq

Nga: telegrafi Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:34
Qeveria e Malit të Zi

Qeveria e Malit të Zi ka uruar presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe Kryeparlajmentarin, Kadri Veseli, me rastin e arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin.

Në një postim të publikuar në Twitter, thuhet që Qeveria e Malit të Zi uron miqtë dhe partnerët e tyre në Kosovë si dhe qytetarët e vendit, për arritjen e marrëveshjes për Demarkacionin,

“Urime për miqtë tanë Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin si dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Kemi bërë një punë të shkëlqyer në interes të qytetarëve të vendeve tona”, thuhet në Twitter.

Image
telegrafi
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test