Na ndiqni

Lajme

Kosova e Iowa synojnë forcim të partneritetit në shumë fusha

Nga: koha Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:37
Iowa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në Iowa, në ditën e fundit të qëndrimit në SHBA.

Sipas një njoftimi nga qeveria e Kosovës, Haradinaj u prit me nderime të larta nga garda e nderit dhe Guvernatorja Kim Reynolds.

Në takim theksohet se u bisedua për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Iowas, në shumë fusha me interes të përbashkët, në veçanti ideja e shkëmbimit të studentëve, bashkëpunimi në mes mekanizmave ekonomik, si dhe forcimi i mëtutjeshëm i aspekteve që lidhen me fushën e sigurisë.

Në një tjetër takim zyrtar, Haradinaj është pritur nga Sekretari i Shtetit të Iowas, Paul D. Pate, të cilin e falënderoi për mikpritjen dhe gatishmërinë e shtetit të tij për ta ndihmuar Kosovën në projektet zhvillimore në shumë fusha.

koha
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test