Na ndiqni

Lajme

LDK-ja me nismë për ta çuar Haradinajn në kushtetuese

Nga: klankosova Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:01
Ramush Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve në seancën e sotme parlamentare për të çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për faljen e miliona eurove për ambalazhuesit e ujit,

Siç mësojne mediat nënshkrimet e nevojshme ende nuk është arritur të mblidhen.

Gjithashtu mësohet se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë të pranishëm në seancën e sotme, e kanë dhënë nënshkrimin e tyre për këtë nismë.

Haradinaj kishte vendosur që ambalazhuesit e ujit në Kosovë të falen nga borxhet e tyre që u raportua të jenë mbi 50 milionë euro.

Por, vet kompanitë e ujit patën reaguar se bëhej fjalë për shumë më pak para të falura dhe jo aq sa ishte raportuar në fillim.

klankosova
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test