Na ndiqni

Lajme

“Po të kishte drejtësi Thaçi do të ishte në bankën e akuzuarve për krimet kundër veprimtarëve të LDK-së”

Nga: Mediat Shqiptare Më: 1 shkurt 2018 Në ora: 19:04
Hashim Thaçi

Analisti Haki Abazi në një koment në profilin e tij në Facebook, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se sikur Kosova të kishte një sistem të mirëfilltë të drejtësisë, ai dhe klani PRONTO do të dilnin në bankën e të akuzuarve për krimet ndaj aktivistëve të LDK-së gjatë luftës.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Gjykata Speciale ka ardhur si rezultat i kapjes se shtetit dhe sistemit të drejtësisë veçanërisht dhe tradhtisë ndaj partnerëve të koalicionit. Po të kishte sistem të drejtësisë sigurisht që moti Hashimi Thaçi dhe shumë nga PRONTO klani do të ishin në bankën e akuzuarve për krimet e bëra gjate dhe pasluftës kundër veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së dhe privatizimin kriminal të ekonomisë dhe resurseve të vendit. Koha është me tregu si u vranë patriotët dhe si u bënë milionat.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test