Na ndiqni

Lajme

Haradinaj në Gjilan: Do t’i mbështesim projektet e mëdha kapitale të komunave

Nga: klankosova Më: 25 janar 2018 Në ora: 16:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se do të bashkëpunojë me kryetarët e komunave për projektet të cilat dalin jashtë strukturës buxhetore të tyre, për t’u ndihmuar t’i realizojnë planet që kanë.

Pas vizitës në Gjilan, ku është pritur nga kryetari Lutfi Haziri, ai ka deklaruar se do të mundohet të gjejë mënyra për financimin e projektit të impiantit të ujërave të zeza, dhe në projekte tjera të mëdha kapitale.

Ndërsa, Haziri, nga ana e tij ka thënë se vizita e Haradinajt tregon interesim për punët që mund të bëhen bashkë, ndërsa ka falënderuar atë për financimin e Flakës së Janarit dhe kampusit të Universitetit ‘Haxhi Zeka’.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test