Na ndiqni

Lajme

Pamje të rralla/ Kur Ramush Haradinaj hynte në Pejë dhe kërkonte sigurinë e serbëve

Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:24
Ramush Haradinaj

Ushtarët e UÇK-së vazhduan të mbanin vendet e tyre në kodrat përreth Kosovës dhe sidomos në mesin e komunitetit, në rast mbrojtjeje nga një konflikt i armatosur edhe pse civilët nuk rrezikonin.

Ndërkohë, trupat italiane si pjesë e misionit të KFOR-it dhe NATO-s, ishin duke punuar për të çarmatosur ushtarët.

Rrugët e qytetit veriperëndimor të Kosovës po mbusheshin jo vetëm me shqiptarë të cilët po ktheheshin në shtëpitë e tyre, por edhe me ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, nga ana tjetër, rebelët prej muajsh ishin fshehur në kodrat e Pejës duke siguruar pozicionet e tyre në rast konflikti me forcat serbe dhe se prania e tyre kishte shkaktuar frikë në mesin e civilëve serbë, për shkak të ndonjë hakmarrkeke për masakrat kundër shqiptarëve nga forcat serbe, edhe pse NATO në mënyrë të përsëritur u kishte bërë me dije se do të ruajë sigurinë e tyre.

Por, një nga komandantët e KLA-së, me emrin “Ramush”, ka kërkuar se është e nevojshme që të ruhen një pjesë e civilëve serb, të cilët dyshohen se kishin lidhje me ushtrinë serbe.

“Unë dua që të keni parasysh se disa nga civilët serbë që janë në Kosovë, janë pjesë e trupave speciale serbe dhe që kanë qëllime të këqija”, tha Haradinaj, duke theksuar se civilët serbë që jetojnë në Kosovë nuk do të dëmtohen.

“Ne kurrë nuk do të donim shkatërrimin e çdo vlere të serbëve apo të atyre nga Mali i Zi. Në çdo mënyrë, ne jemi duke u kujdesur për vlerat fetare në Kosovë, siç janë manastiret, varresat, apo siç janë pronat”

Ushtarët italianë që përbëjnë kontingjentin e NATO-s dhe KFOR-it, ishin në përpjekje për të çarmatosur antarët e UÇK-së, të cilët vazhdonin të endeshin në rrugët e Pejës.

Ende nuk ishte lëshuar asnjë urdhër për afatin e çarmatimit të plotë, por ishin duke bashkëpunuar me grupe të vogla për mbledhjen e armëve të tyre.

Gjithashtu, NATO kishte marrë kontrollin në një pjesë të madhe për garantimin e sigurisë në Kosovë, për të mos i lënë vend vakumit të lënë nga tërheqja e forcave serbe.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test