Na ndiqni

Kumanova

“Kumanova”, 746 vjet burg për të akuzuarit, 7 me burg të përjetshëm

Nga: Alsat M Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 15:38
Grupi i Kumanovës

Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg 37 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat. Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski

Personat e dënuar me burg të përjetshëm

Andi Krasniqi – Malisheva

Demë Shehu

Fadil Fejzullahu

Nasuf Zeqiri

Valdet Zekaj

Beg Bajra

Fejzulla Rushitovski

Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli u dënua me 40 vjet burg. Po me aq vite burg u dënuan edhe Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Enver Hoxha-Kllajn, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Rufki Dogani, Betim Kabashi, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica dhe Genti Sefaj

Personat e dënuar me nga 40 vjet burg

Sami Ukshini – Sokoli

Esat Kafegjolli

Adrian Bujari

Shefqet Hallaqi

Enver Hoxha-Kllajn

Bajram Elshani

Nexhmedin Lika

Rufki Dogani

Betim Kabashi

Lirim Krasniqi

Sevdail Miftari

Fatmir Reçica

Genti Sefaj

Me nga 20 vjet u dënuan Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Lendrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi dhe Kenan Iseini.

Personat e dënuar me nga 20 vjet burg

Fadil Elshani

Lirim Demiri

Hajrush Abdia

Lendrit Rrustemaj

Mirsad Qerimi

Kenan Iseini

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test