Na ndiqni

Kumanova

Rrëfehet komandant Sokoli: Ja e vërteta për “Kumanovën”, këta ishin organizatorët

Nga: Bota sot Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 09:35
Sami Ukshini – Sokoli

Sot vendoset për rastin e “Kumanovës”. Për ngjarjen e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 akuzohen 37 persona, shumica prej tyre shtetas të Kosovës. Një nga dëshmitë ishte edhe ajo e Sami Ukshinit – komandant Sokolit që po ua sjellim në vijim:

Në njërën nga seancat gjyqësore ku po gjykohen të akuzuarit për rastin “Kumanova- Lagjja e Trimave” është rrëfyer Sami Ukshini, i njohur në opinion si “Sokoli”- nofkë kjo e tij që nga konflikti i vitit 2001. Ai në detaje para gjykatës ka folur që nga dita e ardhjes së tij në Kumanovë e deri në ditën e 9 majit, kur shpërtheu përleshja e armatosur mes njësitit special të Maqedonisë me grupin e armatosur në Lagjen e trimave- Kumanovë.

Në pyetjen e avokates mbrojtëse Artene Ademi Iseini se kur, pse dhe për çfarë arsye ka ardhur Sami Ukshini në Maqedoni, ky i fundit me përgjigje:

“Arsye ka shumë. Megjithatë, kryesorja është se: këtu kam qenë edhe në vitin 2001 si organizatorë i UÇK-së. Ushtria atëherë u demobilizua si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, por ajo nuk u respektua asnjëherë e nuk respektohet deri më sot. Në kushte normale duhej të realizohet deri më vitin 2004. Ndodhi e kundërta, ky shtet i fryu nacionalizmit. Kujtoj se unë jam patriot dhe jo shovinist. Arsye tjetër është se i kam njohur disa pjesëtar të grupit. Kam mundur të vijë edhe pas 2004-ës, por këtë e pata lënë si një realitet të hidhur”.

 

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test