Na ndiqni

Kumanova

Kumanovë, shkollat e mesme pa sallë sportive

Nga: AlsatM Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 17:07
Pamje nga Kumanova

“Kjo është mënyra tipike se si mbahet një orë mësimore e Edukatës Fizike në 3 shkollat e mesme ne gjuhën shqipe në Kumanovë, edhe në këto temperatura të ulëta nxënësit detyrohen që të dalin dhe të zhvillojnë orën”

Nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme në Kumanovë, teknikës dhe ekonomisë, vite me radhë, në mungesë të sallës sportive, orën e edukatës fizike detyrohen ta zhvillojnë në oborrin e ish Shtëpisë së Armatës. Ndërsa në Gjimnazin “Sami Frashëri” arsimtarët kanë improvizuar një klasë për këtë lëndë.

“Ne detyrohemi orën ta mbajmë diku jashtë ose në klasë. Po edhe në rast se e mbajmë orën ne sallë, ajo është shumë e vogël dhe mungojnë kushtet elementare për të zhvilluar orën”.

“Shumë keq, për shembull verës na dërgojnë jashtë, kurse dimrit në sallë”.

Por njëri nga profesorët e lëndës së edukatës fizike thotë se hasin vështirësi për pjesën praktike të lëndës.

Do të them më vështirësi shumë të mëdha, sikurse e shihni edhe vet këtu kushtet janë nën 0 ose të themi shumë minimale. Këtu nuk posedojmë sallë, nuk posedojmë zhveshtore për nxënësit, nuk ka ngrohje, nuk ka mjete – tha  Shaban Ademi, Profesor.

Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike me mësim në gjuhën shqipe Nexhmedin Saliu thotë se me vite kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi.

Ankesa kemi çdo ditë nga ana e prindërve, nga ana e nxënësve, arsimtarët bëjnë ankesa të një pas njëshme. Përpjekjet tona kanë qenë çdo herë të një pas njëshme në strukturat komunale dhe deri tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Çdo herë kemi bërë kërkesa, kemi premtime por pa data precize pa caktuar se kur do të kryhen këto punë – u shpreh Nexhmedin Saliu, Drejtor i Shkollës Mesme Teknike.

Nga Ministria e Arsimit thonë se prioritet i këtij dikasteri mbetet rikonstruimi i objekteve Shkollore dhe më pas ndërtimi i sallave të sportit.

AlsatM
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test