Na ndiqni

Kumanova

Zyrat e KSHZ-së në Kumanovë në gjendje të mjerrueshme

Nga: AlsatM Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 16:33
Ilustrim

Kjo është zyra rajonale e Komisionit shtetëror zgjedhor në Kumanovë, ku në zgjedhjet lokale të tetorit janë organizuar dhe përpunuar rezultatet nga votimet për të parin e qytetit.

Të punësuarit në Komisionin shtetëror zgjedhor rajonal në Kumanovë ankohen për kushtet mizere në të cilat ata punojnë por nuk deshën të prononcohen.

Punëtorët administrativ të KSHZ-së thonë se punojnë në një ambient që nuk i ngjason aspak një zyre normale ku vendoset për përbërjen e re të kryetarit dhe këshillit komunal. Të njëjtit ankohen për kushte elementare për punë, ku instalimi elektrik është shumë i vjetër dhe madje i siguruar nga objekti i komunës përmes në mënyrë ilegale duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Ata përballen edhe me mungesën e banjove, ngrohjes dhe ujit për të cilat herë pas here ata duhet të kontribuojnë dhe të investojnë me vet financim.

Punonjësit e KSHZ-së komunale në Kumanovë posedojnë vetëm se një kompjuter edhe atë vetëm se gjatë cikleve zgjedhore. Ata thonë se herë pas herë paraqiten në punë edhe kur nuk ka zgjedhje, por vetëm se si dekor pasi mungesa e kushteve u pamundëson të kryejnë obligimet e tyre.

Nga komuna thanë se nuk janë kompetentë për mirëmbajtjen e zyrës duke na orientuar tek ministria e drejtësisë, por edhe kjo e fundit ikë nga përgjegjësia duke ia adresuar problemin Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga zyra për informim e e KSZH-së deklaruan se me buxhetin që u është ndarë deri më tani ka qenë e pamundur të mirëmbahen dhe renovohen objektet e komisioneve rajonale dhe do kërkojnë që me buxhetin e vitit 2018 tu ndahen mjeteshtesë.

AlsatM
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test