Na ndiqni

Kumanova

Tri vjet nga konflikti i armatosur në Kumanovë

Më: 9 maj 2018 Në ora: 07:17
Kumanovë

Sot janë bërë tri vjet që nga konflikti i armatosur në Lagje të Trimave në Kumanovë.

Ende mbeten shumë dilema të pa sqaruara për këtë rast që ndodhi pikërisht më 9 dhe 10 maj 2015.

Në luftimet e zhvilluara për dy ditë, jetën kanë humbur 18 persona, 10 nga grupi i armatosur i shqiptarëve të cilët ishin kryesisht ish-pjesëtar të UÇK-së dhe 8 policë, në mesin e të cilëve ishte edhe një shqiptar.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 37 persona, shumica shtetas të Kosovës, të cilët janë akuzuar për terrorizëm. 

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test