Na ndiqni

Kumanova

Jo kazino afër lagjeve shqiptare në Kumanovë, reagon veterani i arsimit shqip

Nga: tetovasot Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:33
Kazino

Dukuri e shumtuar në Kumanovë, në pjesën ku shumicë janë popullatë shqiptare, në afërsi të institucioneve shkollore, çerdhave të fëmijëve, institucioneve kulturore, sportive, fetare, të tregu i gjelbërt, në afërsi të taksive, si këpurdha po mbinë institucionet e  lojërave të fatit, në veçanti kazinove (CASINO) , ku me të drejtë brengosen disa intelektual e arsimdashës.

Duke u nisur nga kjo dukuri e zymtë që çdo ditë po e pushton qytetin tonë, e në veçanti pjesën ku me shumicë është popullata shqiptare, ku si këpurdha po na lindin institucionet e  lojërave të fatit, pa kurfar kriteresh, në veçanti kazinove (CASINO), në afërsi të institucioneve shkollore, çerdhave të fëmijëve, institucioneve kulturore, sportive, fetare, të tregu i gjelbërt, në afërsi të taksive e institucioneve tjera. Kërkojë nga Shoqatat dhe Organizatat jo-Qeveritare, si dhe institucionet arsimore ( shkollat fillore e të mesme), intelektualët e arsimdashësit, që të nrejmë zërin kundër kësaj të keqe.

Me të drejtë do të parashtron pyetjen dikush, përse institucionet shtetërore e politikëbërsit nuk e shohin këte dukuri të zymtë, unë sipas bindjes time them, se  një pjesë  ata janë të zhytur në këte krim, por për fate të keq këte të zezë e kanë servuar në pjesën e qytetit të Kumanovës,  ku me shumicë popullata është shqiptare, kuptohet për të degjeneruar rinin tone që e kemi të mrekullueshme.

Tani ne na mbetet që vetë të organizohemi dhe të kërkojmë nga instancat më të larta të pushtetit duke  filluar nga Qeveria e R. Maqedonisë, Kuvendi që  të ndryshojnë rregullat ligjore për lojërat e fatit. Qeveria e R.Maqedonisë sa më shpejtë duhet të miratojë një ligj të ri për lojërat e fatit ku përcaktohet, ndër të tjera, zhvendosja e kazinove nga vendet e frkuentuara, vendeve në afërsi të institucioneve shkollore, çerdhave të fëmijëve, institucioneve kulturore, sportive, fetare, të tregjeve të gjelbërta, në periferi të qytetit apo hotelorit që kan kushte. Kjo sipas hartuesve të një projektligji të ri, do të shmangë pasojatë që mund ti sjellin këto lojra të fatit të zi për rinisë dhe qytetarët tanë.

tetovasot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test