Na ndiqni

Kumanova

Kostovski gëzon përkrahje të madhe nga shqiptarët në Kumanovë

Nga: Lajm Press Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 15:15
Kostovski

Zgjedhjet në funddhjetor të LSDM-së, dega Kumanovë, kanë zgjuar interes edhe e shqiptarët. Kjo për arsye të aktivizimit të shumtë të shqiptarëve në zgjedhjet e fundit lokale për partinë në fjalë, shkruan gazeta Lajm.

Nga aktivitetet e fundit partiake vërehet se te shqiptarët Martin Kostovski, kryetari aktual i degës gëzon përkrahje të skajshme. Nën udhëheqjen e tij dhe bashkëpunimin konstruktiv me shqiptarët LSDM në zgjedhjet lokale shënoi fitore historike në Kumanovë, ku kandidati- tash kryetar i qytetit Maksim Dimitrievski, fitoi bindshëm.

Kostovski është drejtor i Gazetës zyrtare të Maqedonisë.

Përvec Kostovskit, kandidatë tjerë, por pak të njohur për publikun shqiptarë janë Goran Stojkovski, Aleksandar Arsiq, Tomica Iliq, Lubisha Nikoliq…

Lajm Press
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test