Na ndiqni

Kumanova

4 të pafajshmit e “Grupit të Kumanovës” kërkojnë dëmshpërblim, ja sa mund të përfitojnë

Nga: RTV21 Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 15:48
Grupi i Kumanovës

U liruan si të pafajshëm në rastin Lagja e Trimave. Por, Besnik Ajdini, Fazli Osmani dhe Besnik Bajrami thonë se nuk do të mund të kompensohet me asgjë qëndrimi pa faj prapa grilave për dy vjet e gjysmë dhe privimi nga liria larg familjes. Ata paralajmëruan se do të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti për gjithçka që përjetuan.

“Do të ankohemi për dëmshpërblim, por paraja asgjë nuk është ndaj familjes.

Prej dy vjet e gjysmë që jam këtu, e ndjej veten shumë keq, larg familjes e larg fëmijëve”, tha Besnik Ajdini, I liruar si i pafajshëm.

Sipas palës mbrojtëse, predispozitat ligjore parashohin dëmshpërblimin me nga 1.000 denarë për çdo ditë të kaluar si të pafajshëm në qelinë e burgut që nga dita e arrestimit. Avokatët thonë se kjo shumë u takon vetëm nga qëndrimi fizik në qeli që iu ka pamundësuar atyre të punojnë dhe të mbajnë familjen.

Avokati i njërit prej të akuzuarve Asmir Alispahiç, paralajmëron kërkesë për dëmshpërblim të klientit të tij edhe për vuajtjen psikike që ka përjetuar gjatë qëndrimit në paraburgim për dy vjet e gjysmë.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test