Na ndiqni

Kulturë

Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Albert Z. Zholi merr titullin e lartë “Nderi i Shoqatës “Shqipëria”

Nga: Albert Z. Zholi Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:33
Albert Z. Zholi

Shoqata “Shqipëria”, Bashkia Vlorë, dhe Drejtoria Arsimore Vlorë me rastin e vitit  mbarëkombëtar të Skëndërbeut organizuan konkursin ART- KULTURË –SPORT, me shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të qytetit bregdetar të Vlorës Qellimi i këtij aktiviteti ishte aktivizimi i rinisë me art, shkëputja nga rrjetet sociale dhe nga veset jo të pranushme për shoqërinë. Konkursi u organizua në 5 disiplina: Poezi, pjesë teatrale, instrument, pikturë, aerobi.  Kryetare e Jurisë ishte “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa. Anëtarë, Jorgaq Tushe (regjisor), Albana Curro (inspektore), Roland Runaj (piktor),  Myrteza Mara (shkrimtar). Konkursi u hap me Vallen e Qendrës Kulturore Vlorë. Aktiviteti i cili zjgati 3 orë u moderua nga Albert Zholi dhe Anxhelin Zholi. Në këtë aktivitet të veçantë për qytetin e Vlorës shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Albert Zholi mori titullin e lartë “Nderi i Shoqatës “Shqipëria”  të firmosur nga Kryetari Bashkisë z. Dritan Leli dhe Kryetari Shoqatës z. Ilirjan Dhima, me këtë motivacion:

DIPLOMË

NDERI I SHOQATËS KULTURORE, ATDHETARE “SHQIPËRIA”

I jepet Z. Albert Zholi

Për kontribut të shquar dhe ndjenja të larta patriotike në ndihmë të emigracionit shqiptar në Greqi e më gjerë, në vitet 1993-2018, me organizime aktivitetesh, shkrime dhe informacione mbi të drejtat e tyre dhe legalizimin. Gjatë viteve të demokracisë, si kryeredaktor i disa gazetave të përditshme, ka përcjellë zërin e emigrantëve, por edhe problemet e ndryshme të shoqërisë duke u bërë promotor i të drejtave dhe mbështetës i shqetësimeve të shoqërisë sonë. Të gjitha detyrat si gazetar, aktivist shoqëror i ka kryer me përkushtim, dinjitet, ndershmëri dhe moral të lartë shoqëror. Gjatë veprimtarisë së tij, ka qenë modeli i njeriut korrekt, familjarit të dashur dhe kuadrit të devotshëm dhe intelektualit modest.

Kryetari Bashkisë Vlorë                                                                                                                                                               

Dritan Leli                                                                                    

 Kryetari       Shoqatës  

Ilirjan Dhima 

Në mungesë të kryetarit të bashkisë Dritan Leli, dekoratën z, Zholi ja dorëzoi zëvendës Kryetari i Bashkisë Vlorë. 

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test