Na ndiqni

Kulturë

Zemër e tretur në vargje

Nga: Jan Kosova Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 13:23
Jan Kosova

Kam lexuar dramë nga shkrimtarë të afirmuar
Vargje aq të ndjeshme sa lotët shkojnë vetiu
Vepra nga shkrimtarë që janë bërë të paharruar
Dhe e kam pyetur veten përse shkruaj unë i ziu

Kam lexuar romane nga autor të paparë
Perla të letërsisë sonë e të letërsisë së huaj
Çdo faqe të romanit me lotë e kam larë
Dhe e kam pyetur veten përse prap shkruaj

Poezi nga poetë me shpirt poeti kam lexuar
Kurrë nuk i kam krahasuar me poezitë e mia
Se unë nuk shkruaj për t'u bërë i paharruar
Unë shkruaj poezi i frymëzuar nga dashuria

Edhe mua nganjëherë "poet" më kanë quajtur
Ka ndodhur të më therrasin, "poet i dashurisë"
Për ty, tres në vargje zemrën time të vuajtur
Frymëzimi i vargut tim, Bukuroshja e Dardanisë

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test