Na ndiqni

Kulturë

Lajm i mirë për fshatin Bllacë, komuna e Therandës…

Nga: Ragip Guraziu Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 09:08
Bekim Lumi

Në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave të Kosovës u shkrua për pesë përsonalitete të Bllacës: Ramë Bllaca, Qazim Bllaca, Rizah Bllaca, Bekim Lumi, Lindita Zeqiraj. Për disa personalitete moti është gati materiali për botim, dhe pritet të botohen në vitin e ardhshëm.

Nga këta pesë personalitete vetëm Lindita Zeqiraj është në këtë jetë….

Pra ky viti 2018-ta na solli një lajm të mirë për fshatin Ballacë, komuna e Therandës, se në Fjalorin  Enciklopedik të Akademisë së Shkencave të Kosovës u shkrua për pesë personalitete të fshatit Bllacë Komuna e Therandës; Ramë Bllaca,Qazim Bllaca, Rizah Bllaca, Bekim Lumi,  Lindita Zeqiri. Nga të gjithë këta,në këtë jetë është Lindita Zeqiri....Mu në prag të festës kombëtare të 28 Nëntorit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit kombëtarë,dhe festave tjera që lidhen me këtë datë,si Ditelindja e Komandantit Legjendar,Adem Jasharit,dalja në skenë e UÇK-së etj…

Bllaca nëpër qëndresë

Në këtë fshat të lashtë shqiptar, të komunës së Therandës,ndër fshatrat më të mëdhenjë dhe më të arsimuar,që quhej Bllacë,jetojnë njerëz punëtorë dhe që dinë ta nderojnë punën. Por dinë, si shqiptarë të mirë që janë, ta nderojnë shkollën e dijen. Mungesa e lirisë për mote e mote, ka bërë që bllacjanët ta adhurojnë dhe të sakrifikojnë për liri. Dhe historia e Bllacës është e mbushur me shembuj të pafund sakrificash e qëndrestarësh. Por të bën të ndjehesh krenar, është dashuria dhe nderimi që kanë bllacjanët për vendin e tyre. Është harmonia e pashoqe e bllacjanëve, që i ka bërë ta mbajnë e duan njëri – tjetrin edhe në rrethana të pafavorshme. Është solidariteti që kanë bllacjanët për njëri – tjetrin që të imponon respektpër këta njerëz.

Duke ditur se Bllaca mbart vlera të atilla njerëzore që do të ndjehej krenar çdo fshat, duke ditur se nga ky fshat kanë dalë burra të atillë që kanë mundur të rrezatojnë në historinë kombëtare shqiptare, se ky fshat ka mundur të mos shpërfillet nga askush dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë pushtues i çfarëdolloj kohe e i çfaredolloj perandorie, bllacianët ndijen krenar gjithmonë. Por edhe borxhli para Bllacës e sidomos para njerëzve të shquar që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë.

Gjatë gjithë kohërave që ka patur rezistencë shqiptare kundër çfarëdolloj pushtuesi, edhe Bllaca nuk ka ngelur kurrë anash, nuk ka pritur të hajë të gatshme frutet që do t’i vilnin të tjerët. Që në luftërat e mëhershme bllacjanët janë rrjeshtuar gjithmonë si luftëtarë. Por spikatje për to ka patur në periudhat e kryengritjeve të mëdha të shqiptarëve kundër turqëve e kundër serbëve. Ndersa luftohej me turqit në Qafë të Duhles e në Grykë të Carralevës, s’kishte se si të mos ishin të përfshirë në keto luftra bllacjanët edhe për faktin e thjeshtë se luftrat zhvilloheshin në oborr të tyre, në udhë të tyre. Deshmitë historike bëjnë me dije se Bllaca dhe shumë fshatra të tjera të kësaj zone të Suharekës (apo Therandës së sotme) kanë sherbyer si baza për luftëtarët shqiptarë kohë pas kohe. Në shtepitë e ketyre fshatrave janë strehuar luftëtarët. Janë ushqyer me bukë. Në keto shtepi të Bllacës e të fshatrave të afërt janë strehuar, e janë mjekuar sa e sa herë luftëtarët e plagosur. Të çdo ane qofshin luftëtarët që plagoseshin ato do të gjenin strehë të ngrohtë në shtepitë bllacjane që kanë ditur me plot bujari ta presin mikun e ta japin bukën. Që kanë ditur me iu gjend nevojtarit në çdo kohë e rrethanë.

Në memorien e bllacjanëve ka mbetur e pashlyer buajtja e Isa Boletinit në fshat të tyre me gjithë njerzit që mbante pas, me mushka të ngarkuara për luftë… Nga memoria e bllacjanëve nuk shlyhet Azem Galica që në një rast i kishte provokuar bllacjanët duke u thënë se kam ardhë më vra Ramë Bllacën. E bllacjanët i ishin përgjigjur se më para të vrasim ty se sa e vret ti Ramë Bllacën. Shumë bllacjanë e kanë treguar këtë ndodhi dhe e shprehnin se sa mirë i vinte Azem Galicës që bllacjanët e donin Ramën.

Jo rastësisht këto mirënjohje për këta personalitetet kombëtare bllaciane.. 

Një kollonë e fuqishme ishte Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallë kush në kohët më të zeza për shqiptarët. Ishte Kulla e Ramë Bllacës, të cilës shqiptarët i detyrohen shumë… Jo veç për ta shpall monument historik që e mbrojnë shqiptarët, por shumë e më shumë… Ishte biri i tij Qazim Bllaca. Ishte pastaj një bir tjetër i Bllacës – Asllan Fazlia – kollonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve. Vinte rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarë. Dhe vinte më pas Ushtria Çlirimtare e Kosovës, krenaria shqiptare. Ushtria që bëri që shqiptarët ta drejtojnë kurrizin e kërrusur ndër mote. UÇK – ja që risolli dinjitetin e shqiptarëve, që përshpejtoi punët e shqiptarëve, që e nxori çështjen e shqiptarëve nga sirtarët e pluhurosur të vendosësve të mëdhenj dhe e bëri çështje dite. UÇK – ja që nisi luftën kundër serbëve. UÇK – ja që i bindi edhe njëherë shqiptarët se serbët i vret plumbi…”

Janë gjashtë arsyeje shumë të fuqishme që I bëjnë krenar banorët e fshatit Bllacë të komunës së THerandës(ish Suhareka), për personalitetet e tyre historike të të gjithave kohërave. Ali (Bllaca) Guraziu përfaqësues në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, krahas emrave të tjerë të njohur si Shaip Aga, Haxhi Beqiri, Selim Ibrahimi, Shaban Bajraktari,etj. Pastaj, vjen Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallëkush në kohërat më të zeza për shqiptarët. Vjen tani biri i Ramë Bllacës,Qazimi, dhe rapsodi i mirënjohur,Rizah Bllaca.

Bekim Lumi

30 Korriku lajmi shokues në oret e hershme të mengjesi,shkrunin portalet,kryetitull;Ka ndërruar jetë profesori dhe regjisori i Kosovës, Bekim Lumi.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh ishte duke u përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premiera e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120 të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht.

Bytyqi: Lumi do të jetojë përgjithmonë në kujtesën tonë si njeri me vlera

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka ngushëlluar familjen Lumi, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe regjisorit të madh, Bekim Lumi.

“Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë ka humbur një nga njerëzit më të përkushtuar për përgatitjen e gjeneratave të reja, ashtu siç ka humbur edhe kultura një njeri të madh që na përfaqësoi denjësisht në botë me veprat e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Bytyqi ka thënë se Bekim Lumi do të jetojë përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive si njeri me vlera, si mësimdhënës e regjisor dhe vepra e tij do të vazhdojë të na bëj krenarë. “Vdekja nuk është fundi” do t’i jepet lamtumira Bekim Lumit. Dhe të gjithë krerët shtetëror dhe  liderët e subjketeve politike folën për punën,veprat dhe sukseset e regjisorit Bekim Lumit

Miku im i dashtun!

E paske lënë amanet që unë sot të t’përcjell në banesën tënde të fundit me këngë! Unë, sot nuk e gjej dot forcën të këndoj! Të LUTEM falëm! Por, unë sot gjithsesi do ta gjej forcën dhe do ta përmbush amaneti, në tingujt e pianos, krijimin tim që ta kam dediku TY , me vargjet me të bukura dhe më të fuqishme, nga poeti, nobelisti dhe muzikanti Bob Dylan ” Vdekja nuk është fundi.

Më kujtohet kur më ke tregu, se fillimin e studimeve t’ua e ke nisur në muzikë, për t’i braktisur ato menjëherë, për shkaqe të rrethanave politike të asaj kohe! Dhe si disident, që t’kanë konsideru, nëse nuk gaboj dhe dashuri të madhe që ke pas për Shqipërinë ke lënë vendin, për t’i vazhdu studimet, për teatër në Tiranë.

Je kthy në Kosovë, në teatrin tënd të dashtun për të bërë mrekulli ! Unë, sot me shumë dhimbje , por i përmbushun që po ta plotësoj amanetin tënd , do t’përcjellë në banesën tënde të fundit me muzikë dhe vargje , sepse muzika për TY ishte dhe mbeti pika më e fuqishme e artit , sepse TI e doje aq shumë muzikën dhe ishe njeriu më muzikal dhe shije hollë për muzikë , që kam taku në jetën time. Luan Dermishi bashkëpunëtori më i afërt i Bekim Lumit.

Biografi e përmbledhur e regjisorit të ndjerë, Bekim Lumi

Bekim Lumi (17.12.1966 – 30.07.2018), ndërroi jetë në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të vështirë që i zgjati për dy vjet.

Gjatë viteve 1987 – 1991 ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës. Kurse gjat viteve 1992 – 1996 ka mbaruar studimet për Regji Teatri, në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e profesor Agim Qirjaqit. Në të njëjtin univerzitet, me 2010 ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës.

Nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka punuar si gazetar i fushës së kulturës në radion “Evropa e Lirë”.

Përgjatë këtyre viteve, ai ka punuar si regjisor i pavarur, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Teatrin “Dodona” si dhe ka realizuar projekte teatrore me kompaninë e tij teatrore “Loja”.

Disa nga shfaqjet e tija kryesore janë: “Mesimi”, “Galani”, “Arushani & Fejesa”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Çifti Martin”, “Këmisha e gjakut”, “Dillerat”, “John Cage’s Hamlet”, “Nana dhe fëmija” dhe e fundit “Arturo Ui”.

Me shfaqjet e tija, ai ka qenë pjesmarrës në dhjetra festivale të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë e në vende të tjera.Bekim Lumi, me punën e tij si regjisor është shpërblyer me shumë cmime kombëtare e ndërkombëtare, ndër të cilat edhe:
 në vitin 2006, me shfaqjen “Mësimi”, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Lugano të Zvicrës ka fituar cmimin kryesor për shfaqjen më të mirë;

Në vitin 2016 ka fituar “Cmimin Vjetor për Shfaqjen më të mirë”, të cilën e ndanë Ministria e Kulturës e Kosovës.

Lumi ka qenë botues dhe kryeredaktor i revistës së mirënjohur për teatër “Loja” e cila është botuar në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2010. Bekim Lumi është autor I dhjetra shkrimeve, analizave, studimeve e eseve për teatrin dhe përgjithësisht për skenën kulturore në Kosovë dhe më gjerë.Nga viti 2013 ka punuar si profesor në Fakultetin e Arteve, dega e regjisë së Teatrit.

Lindita Zeqiri Regjisore

2018    Filmi ‘Gardhi’ fiton të drejtën e garimit për Oscar 

Filmi “Gardhi” i regjisores kosovare Lindita Zeqiri është shpallur si filmi më i mirë i shkurtë në ”Palm Springs Festival” dhe automatikisht ka fituar edhe të drejtën e garimit për çmimin prestigjioz Oscar.

“Filmi “Gardhi” nga Lendta Zeqiraj triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtë dhe fiton të drejtën e garimit për OSCAR!!!! Shumë urime të gjithë ekipit të mrekullueshëm të filmit e sidomos ansamblit fantastik të aktoreve femra dhe rolit kryesor aktorit të ri Arti Lokaj”

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli.

Lindita Zeqiri,tani ka historin e saj te bujshme si regjisore,dhe mos t'i lodhë lexuasit e zgjidhnim këtë shkrim që sipas autorit të shkimit ia vlenë pasi kjo ngjarje ka ndodhë këtë vit pra 2018.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test