Na ndiqni

Kulturë

Martesa dhe vdekja

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 15:11
Sulejman Mehazi

Pse me vdekjen e dikujt aq shumë vajtojmë e pikëllohemi  kur vetvetiu e dijmë se jeta e vdekja janë pjesë përbërëse njerëzore. 

Ceremonia mortore është e barabartë me martesën:

-Kur vdes dikush, tubohemi për ngushëllime;

-Kur martohet dikush, tubohemi për urime;

-Kur vdes dikush, mblidhemi tog për ta përcjellur në varr;

-Kur martohet dikush, mblidhemi tog për ta përcjellur te dhëndurri;

-I vdekuri lahet, shpërlahet dhe e veshim me të bardha(te myslimanët);

-Nusja lahet, shpërlahet dhe vishet me të bardha(duvak);

-Të vdekurin e përcjellim duke e përqafuar e me lot në sy;

- Nusen e përcjellim me përqafime  e me lot në sy.

Ndryshimi është vetëm te ndjenjat: 

Në të parën, vdekje, dominon ndjenja e pikëllimit dhe heshtja, në të dytën, martesë, dominon ndjenja e gëzimit, e harresë së zhurmshme.

Vdekja krahasohet me nuset, femrat kur lindin në shtëpi të huaj(të prindërve), kur vdesin në shtëpinë e vet(të burrit).

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test