Na ndiqni

Kulturë

Kreativiteti i ndjesuar dhe shpërfaqja kombëtare në krijimtarinë e Mikel Trotës

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:46
Mr. Bislim Aliu

Gjithsesi, Mikel Trota, është njëri nga skulptorët më të talentuar i cili kreativitetin e vet e shpërfaqi në mënyrën më të lartë të ndijimit ndjesor. Ai, zatën, këtë ndijim rrëfimtar e përmbajtësor, e tregoi me shprehje të lartë patriotike dhe kombëtare. Andaj, me këtë vlerësim studimor,  kreativiteti i tij, tregon qartas, shpërfaqjen e lartë ndjesive, idealiste dhe fare sensitive.

Pa dyshim, krijimtaria e çdo krijuesi, çmohet dhe matet, realisht, me përkushtimin dhe me angazhimin në vijimësi, që e bënë artisti në shpërfaqjen e ideve të realizuara në veprat artistike. Ato, zatën, tregojnë vijimisht ndijimin e lartë ndjesor. Tregojnë, pra, vazhdimisht edhe ndjeshmërinë dhe idejshmërinë e shpërfaqjes në realizimin e imazheve të shumëllojta artistike.Gjithsesi , këtë realizim mjeshtëror, shpërfaqës dhe fare kreativ, e tregoi në vijimësi, me mjaft maturi, skulptori arbëresh, tejet i talentuar, Mikel Trota.

Pa mëdyshje, dihet mirëfilli, në të gjitha fshatrat arbëreshe, por edhe në San Benedeto Ulano, [vendlindja e Trotës], ruhej vazhdimisht, dashuria e zjarrtë për Shqipërinë, [atëdheun e parë], ku me përpikëri , mbaheshin gjallë, gjuha, zakonet dhe atëdhedashuria e lartë patriotike dhe kombëtare.Dhe, në këtë rrafsh, përveç krijimeve letrare, mbase të shumta, kemi të dhëna të bollshme edhe për krijimtarinë figurative dhe në vijimësi për artet vizive.

E, mu  për këtë, në vendet e banuara me shqiptarë, shpërfaqej emblema dykrenarshe që morën me vete nga Shqipëria. Kjo emblemë, skalitej edhe në portat e shtëpive dhe gjithandej në çdo vend ku ruhej tradita shqiptare.Përveç kësaj, me mjaft gjelozi, ruhej edhe figura e Skënderbeut. Atë, zatën, e kishte gati çdo shtëpi. Andaj, në këtë drejtim, njiheshin edhe shumë relieve e medaljone me figurën e Skënderbeut, që gjendeshin nëpër fshatrat arbëreshe.

Megjithatë, kishte edhe figura të tjera, që paraqitnin tablo, me figura të veshura e me kostume kombëtare. S’do mend, se në atë mjedis, ku lindi dhe e kaloi fëmijërinë, skulptori Trota, për edukimin e tij artistik, pa dyshim, në krijimtarinë e tij, ka ndikuar me të madhe, krijimtaria e Rilindjes italiane.

Regjistrimi i Trotës në Akademinë e Arteve në Napoli

Image

Akademia e Arteve në Napoli, regjistronte student të shquar, e midis tyre edhe skulptorin e ardhëm arbëresh, tejet të talentuar, Mikel Trota. Dhe, në vazhdën e kreativitetit në këtë Akademi, statuja e punuar gjatë studimeve, në të cilën ishte gdhendur heroi arbëresh, Axhesilao Milano, që luftoi me të madhe për lirinë dhe demokracinë e Italisë, u vlerësua si më e mira në Akademi.

Zatën, edhe në krijimet të tjera, që i realizoi me një përkushtim të lartë në Napoli, skulptori Trota, tregoi ndjesinë shumë të lartë të ndijimit përmbajtësor. Ai, vazhdimisht, në këto vepra, paraqiti tiparet atëdhetare të figurave me kostume kombëtare.

Dihet mirëfilli, se skulptori Mikel Trota, në Napoli, erdhi nga San Benedeto Ulano, ku u lind dhe ku kaloi fëmijërinë.

Zatën, përkrahjen dhe respektin ndaj bashkadhetarëve që luftuan për lirinë dhe bashkimin e Italisë, skulptori Trota, e shprehu në veprat e shumta që rezonuan me shpërfaqjen e lartë dhe fare të ndjesuar.

Sensibilitet dhe ndijim i mirëfilltë në veprat e shtjelluara

Skulptori, Trota në krijimtarinë e vet të shtjelluar, me këmbëngultësi tregoi vlera të larta artistike dhe estetike. Ai tregoi trashgiminë kulturore të bashkatëdhetarëve të vet, duke shpërfaqur realitetin e jetës. Zatën, në këto vepra, ishin paraqitur njerëzit e thjeshtë dhe mu për këtë, ai mori lëvdata dhe tërhoqi vëmendjen e vizitorëve.

Në krijimtarinë e tij, fare sensitive, zën vend edhe vepra, ”Lypsari” vepër që dallohet për mjeshtëri artistike dhe shprehja për trajtimin e problemeve të kohës.Në këtë figurë , Trota e gdhend lypsarin, që gjithsesi paraqet gjendjen e mjerueshme të asaj kohe.

Megjithatë, Trota, në vazhdimësinë e kreativitetit të tij, ai tregon edhe aspekte të bukura të jetës, si p.sh. ”Nusja shqiptare”, ”Bariu shqiptar”, ”Peshkatari”, “Danteja” e

ndonjë tjetër. ku, Ai në këto vepra  paraqet tiparet kombëtare të figurave. Ky optimizëm i tij kombëtar u paraqit edhe në vepra të tjera të idealizuese.

Pa mëdyshje, që në fillim, me këto krijime të para, u bënë shpejt të njohura për realizimin e vlerave të larta artistike. Dhe, me këte, ai tërhoqi vëmendjen e shumë përsonaliteteve artistike të shquara të kohës.

Paraqitës i denj i kostumeve kombëtare

S’do mend se skulptori Trota, në veprat e realizuara, tregoi me maturi kostumet kombëtare, të cilat u vlerësuan lartë, sidomos për shprehjen gjallëruese dhe për një psikologji të thellë. Kjo, zatën, tregon qartë, se përpos formës plastike, të pastër, gdhente me shumë mjeshtëri tipa të veçantë e plot jetë. Dhe, në këtë kontekst vlerësime të larta, mori edhe  për statujat, ”Peshkaqeni” dhe ”Danteja”, vepra me sensibilitet të lartë dhe  shprehje fare përmbajtësor.

Gjithsesi, në të gjitha veprat e realizuara, me një invencion të lartë skulpturor, Trote, tregoi maturi, dashuri dhe sinqeritet të lartë të shpërfaqjes në komunikimin e lartë artistik dhe estetik.

Pa mëdyshje, nga mungesa e të dhënave, për krijimtarinë e mëvonshme në skulpturë, për ta parë përmbajtjen patriotike dhe rolin e rëndësishëm të Trotës dhe veprimtarinë atëdhetare të tij, krahas De Radës dhe figurave të tjera, të shquara arbëreshe, gjatë periudhës së Rilindjes, sigurisht na paraqet një mangësi për veprimtarinë e tij në  përgjithësi.

Në përgjithësi, veprat e tij skulpturale, në vijimësi, tregojnë patriotizmin dhe atëdhedashurinë për Shqipërinë. Dhe, ai, së bashku me skulptorin tjetër Murat Toptanin, kishin angazhim të plotë në lëvizjen e Rilindjes kombëtare dhe, përherë kanë bashkpunuar me figurat më të njohura të asaj lëvizjeje.Andaj, skulptori i njohur dhe tejet sensitive, Mikel Trota, është njëri prej skulptorëve më të talentuar, i cili kreativitetin e tij, tejet kombëtar e patriotik, e shpërfaqi në mënyrën më të lartë të ndijimit ndjesor.Zatën, këtë ndijim të ndjesuar e komunikues, skulptori e tregoi me shprehjen e lartë tejet patriotike dhe fare kombëtare. Ai, gjithsesi dhe në vijimësi  u muar me këtë shprehje realiste, për t’na treguar vlera të larta kombëtare.

Sigurisht, tani, por edhe në të ardhmën, vepra e tij do të jeton dhe do të komunikon gjatë me rrëfimin real dhe, sigurisht, me ndijimin e lartë ndjesor dhe fare përmbajtësor.Andaj, vepra e tij do të jeton dhe do të jetojë, bindshëm, këndshëm, dhe me ndijimin e lartë ndjesor sensitive, komunikues dhe me një ndijim tejet të lartë përmbajtësor dhe fare kombëtar.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test