Na ndiqni

Kulturë

Ramush Haradinaj "shqipe mbi male"

Nga: Dibran Demaku Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 17:49
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj "shqipe mbi male"
të bashkohemi tha-për çështje nacionale
të madhe bërtiti-zëri i shkoi jehonë
inatet politike t'i lëmë për më vonë?!

Sa shpejt paska harruar "shkëlqësia e tij"
kur të tjerëve ua hidhte ca harta mbi sy
kur ishte në opozitë e luante trimin
dhe sallës së Parlamentit ia qiste tymin?!

Kur i bë kryeministër(?!) pa asnjë meritë
i thërret të behen bashkë të gjitha partitë
dhe bërtet të madhe-askujtë nuk ia ka frikën
ta ruaj pushtetin-ta ruaj karrigën?!

Sepse pushteti për "shqipen mbi male"
qenka çështje e...mbiçështje nacionale
përrreth i bëjnë "temena" ca servilë e kopukë
që siç thuhet në popull:"daltë e i hëngërt një ujk"?!!!...

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test