Na ndiqni

Kukësi

Kuksianët nuk protestojnë, Rama: Ju falenderoj dhe ju kërkoj ndjesë, shumë shpejt do keni aeroportin

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:17
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë

Vendosja e pagesës në Rrugën e Kombit nuk u prit me protesta nga ana e banorëve të Kukësit, edhe pse në rrjetet sociale pati disa lajmërime.

Kryeministri Edi Rama duket i lehtësuar pas kësaj, duke falenderuar banorët e Kukësit.

Ai u ka premtuar atyre edhe ndërtimin e aeroportit.

“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar. Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim,po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri”, shkruan Rama në FB.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar që më herët një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm nga kalimi në sportelet e Rrugës së kombit.

Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test