Na ndiqni

Kukësi

Video-denoncimi: Ja çfarë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Kukësit…

Nga: Mediat Shqiptare Më: 16 shtator 2018 Në ora: 10:12
Qyteti i Kukësit ndodhet në një terror policor

Prej më shumë se 3 ditësh qyteti i Kukësit ndodhet në një terror policor.

Kjo për faktin se banorët kanë paralajmëruar për një protestë ditën e nesërme në 17 shtator.

Nisur dhe nga protesta e 31 marsit, duket se qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka vendosur që të ushtrojë presion ndaj banorëve që të mos dalin në protestën e thirrur nga grupet qytetare.

Presioni policor ka sjellë dhe irritim të banorëve të qytetit dhe zonave përreth.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në Facebook, terrorin e policisë ndaj banorëve.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

“Ndal terrorit policor nga Edvini në Kukës, tmerr nga protesta!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

‘Duan te trembin qytetaret mos te dalin në protestë, një shtet frikacak’.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test