Na ndiqni

Kukësi

‘Varfëri dhe frikë’, në shtëpinë e kuksianëve të ndaluar për protestën në ‘Rrugën e Kombit’

Më: 8 prill 2018 Në ora: 13:08
ilustrim

Nga fshati Nangë në Kukës, 4 persona janë në paraburgim si pjesmarrës në protestën kundër tarifës së Rrëgës së Kombit, për të cilët prokuroria ngriti akuzën e shkatërrimit të pronës.

Florin Onuzi, është njëri prej tyre. 35 vjeçari është baba i tre fëmijëve të vegjël 9, 7 dhe 1 vjeç.

Servet Onuzi është babai i Florinit, po qëndron në shtëpinë e djalit të tij pasi fëmijët, siç thotë ai, janë të traumatizuar.

Servet Onuzi: Në 3 të natës si me qenë kriminel. Ata thonë e kemi marrë në orën 10:00.

Në një shtëpi kuksianësh, mikpritja është vlerë. Përtej shqetësimit që ka Zimja, nëna e të ndaluarit, tregohet e mirësjellshme teksa na fton grupin e xhirimit të Ora Neës në shtëpi.

Besojnë se ndalimet janë politike. Për të dëshmuar këtë kërkojnë pamjet filmike, ndërsa e quajnë përndjekje të dytë pas periudhës komuniste kur internoheshin për bindje politike.

Servet Onuzi: Ka qenë ekonomike, nuk ka qenë politike. Selektimi i këtyre njerëzve është politik. Nuk ka bërë asgjë, lu lutem hapni kamerat. Nëse është djali im mbaj përgjegjësi me jetën. Nuk ka dëmtuar, asnjë djegie, asgjë. Në mënyrë shumë paqësore, qytetare. Dhe si traditë populli shqiptar, sidomos Luma nuk e pret njeri në besë. Por sistemi komunist na pret në besë.

Zimja kërkon drejtësi, duke besuar se akuzat e ngritura për djalin e saj janë të pavërteta.

Zime Onuzi: Të shkojë drejtësia në vend,djali të vijë në shtëpi. Shumë jam mërzit, shumë jam e tronditur.  Edhe serbi në ’99 nuk ka bërë këto masakra me popullin e Kosovës.

Mungesa e prindit është e thellë tek fëmijët, Sabina dhe Marsilda, të cilat kanë një javë që nuk shkojnë në shkollë.

“Dua ta kem babin pranë”.

“Nuk shkojmë në shkollë pa ardhur babi. E dua babin këtu tek shtëpia”.

Serveti duket i bindur, kur thotë se tra nuk mund të ngrihet më në Rrugën e Kombit.

Servet Onuzi: Ai kot punon aty, se ky popull, sidomos Luma nuk ka për të lënë tra aty kurrë. Nuk kemi bukë me hëngër, jo vetëm Luma por krej Shqipëria.

Është traditë e shqiptarit, më shumë e zonave të veriut, që të afërm e familjarë vijnë për vizita duke i qëndruar pranë Servetit, Zimes dhe fëmijëve.

Servet Onuzi: Hajdeni Bujrum!

“Ku e ke djalin?”

Servet Onuzi: Në burg por hajdeni.

“Nuk jeni vetëm, shqiptarizmi nuk mbaron kurrë”

” Faleminderit miqve, nuk i kanë lënë. Shikoja shtëpinë, me kredi, e hoqën prej pune”.

” Djalë punëtor, djalë i shkathët edhe sot ka përfunduar atje. Përfundimisht ai është vetëm, për bindje partiake. Ajo që bëri Kukësi është protesta më e mirë që mbahet mend”.

Florini jeton në këtë shtëpi të thjeshtë. Dikur zjarrëfikës, sot i pushuar nga puna, ai duhet t’i dedikohet bujqësisë për të mbajtur familjen e tij.

Edhe sot pas një jave, kur Kukësi është më i qetë dhe kryeministri Rama pranoi edhe gjëra të bëra gabim në këtë vendim, kuksianët distancohen nga çdo lloj ndikimi politik për pjesëmarrjen në protestë dhe thonë se arsyet janë vetëm ekonomike.

“Urrejtja që ishte për të dalë në protestë, djali im shkoi në Tiranë. Ka një fëmijë të sëmurë, bëri vizitën atje, kishte mbaruar paratë. Më mori në telefon, më kanë mbaruar paratë dhe kam mbetur matanë kufirit. E pyes ku je? Më thotë matanë tunelit.Kam ik dhe ja kam çuar paratë atje dhe kam kaluar djalin këtej”.

“A është turp të vijë policia në 2 të natës? Mua babai më ka hyrë në burg për politikë, edhe në kohë të Enverit nuk kanë ardhur ashtu me ma fut në burg natën. I ka thënë fëmija i vogël, o babi erdhën serbët!

Shefi i qeverisë u shpreh se do të ulet në bisedime për të lehtësuar tarifën për banorët e zonës, por këta banorë nuk kërkojnë sot të negociojnë për shifra, ata shprehen se do të refuzojnë të paguajnë çdo tarifë qoftë dhe simbolike. Ora news

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test