Na ndiqni

Kukësi

Aeroporti i Kukësit do të jetë ‘low cost’, mësohet kur do të jetë gati

Më: 5 prill 2018 Në ora: 21:11
Aeroporti i Kukësit

Aeroporti i Kukësit do të ketë një profil të ndryshëm nga dy aeroportet e tjera në vend, ai i Rinasit dhe ai i Vlorës.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një interpelancë me banorë të Kukësit, të cilët krahas shpjegimeve për tarifën e mirëmbajtjes së rrugës së Kombit i drejtuan kryeministrit 2 kërkesa.

E para ndërtimin e aeroportit të Kukësit. E dyta, ndërtimin e një stadiumi në qytet.

Rama i siguroi ata se aeroporti do të fillojë të jetë operativ në vjeshtë dhe se për festat e fundvitit emigrantët do të udhëtojnë përmes këtij aeroporti me çmime low cost.

“Ka nisur procedura për aeroportin e Kukësit. Do të jetë aeroport me tjetër profil, sepse do të bazohet te fluturimet me çmime të ulëta. Fluturimet me çmime të ulëta janë të pamundura në Aeroportin e Rinasit për shkak të kontratës koncesionare”, deklaroi Kryeministri.

Sipas tij, qytetarët ankohen me të drejtë për çmimet e larta të biletave në aeroportin e Rinasit dhe kjo për arsyen se ka një marrëdhënie koncesionare të së shkuarës, që i jep aeroportit të Rinasit fuqinë të vendosë tarifa shumë të larta.

Ndërsa për ndërtimin e stadiumit, kryeministri theksoi nevojën e ndërtimit të tij në këtë qytet. Por tha ai, stadiumi do të ndërtohet në periudhën në vijim.

“Kukësi nuk ka stadium. Ndërtimi i tij është pjesë e programit, por do të jetë diçka për një kohë më të vonë jo si aeroporti”, u shpreh kreu i qeverisë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test