Na ndiqni

Kukësi

Këshilli Bashkiak i Kukësit: Distancohemi nga dhuna, por ja 5 kushtet tona për Ramën

Më: 1 prill 2018 Në ora: 19:28
Deklarata u lexua për mediat nga Lavdrim Shehu

Këshilli Bashkiak i Kukësit përmes një deklarate për mediat distancohet nga dhuna dje në protestën në Rrugën e Kombit, ndërsa ka 5 kushte per qeverinë Rama.

Ata kërkojnë lirimin e 23 protestuesve të ndaluar, ndalimin e arrestimeve të tjera, largimin e FNSH nga Kukësi, tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit e panegociueshme dhe çdo tentativë për negociata nuk do të merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuarve.

Deklarata u lexua për mediat nga Lavdrim Shehu, i cili është anëtar i Këshillit bashkiak të Kukësit.

Mapo
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test