Na ndiqni

Kukësi

Situata në Kukës, Goxhaj: Basha është frikacak, dërgoi Spahon për të fikur zjarrin

Më: 1 prill 2018 Në ora: 17:25
Altin Goxhaj

Situate në Kukës vazhdon të jetë problematike edhe një ditë pas protestës. E gjitha ka ardhur si pasojë e arrestimeve të shumta të kryera nga policia.

Avokati Altin Goxhaj i ka cilësuar këto arrestime, rrëmbime pasi sipas tij janë të paligjshme.

I ftuar në Fax News, Goxhaj u shpreh se opozita duhet të mblidhet në një protestë itinerare dhe të kërcënojë komisariatin.

“‘Nëse nuk na nxirrni ata bijtë e nënane që keni rrëmbyer, ne vetë do vritemi dhe ju do ju rrëzojmë,’- në këtë gjuhë duhet të flasë opozita.

Basha nuk ë bën këtë, pasi Basha është vegla e Ramës. Flamur Noka duhet t’i thotë plaç Bashës dhe të kërcënojë komisariatin. ‘keni afat deri më 2 prill, dhe ne do t’ju vrasim, nëse na vrisni, nuk do bëjmë më gabimin e 1991.’ Kështu duhet të thotë.

Sepse forca e përdorur do forcë si përgjigje.

‘Do jemi 100 mijë veta. Dhe kur të vijme në drejtorinë e policisë nëse s’i nxjerrin ata që kanë arrestuar pa të drjetë do futemi t’i nxjerrim ne,’ kështu duhet përgjigjur opozita.

Më ka ndodhur mua kjo gjë në vitin 2014.

I kishin marrë zvarrë dhe i kishin keqtrajtuar 6 djem. Unë shkova si avokat dhe nuk më lejuan të futesha brenda.

Vjen Mesila Doda, shpërtheu derën vetë, kam qenë aty prezent.

‘Nuk jua fal,’- tha,- ‘që ju i ndaloni qytetarëve të kenë një mbrojtës’.

Pra kur ka vullnet, bëhet.

Duhet ta kishte bërë Basha këtë.

Është tradhëti që kanë çuar Edmond Spahon, nuk është ngjarje lokale, është çështje opozitare, duhet të ishte Basha në krye.

Kjo opozitë duhet të kishte fikur zjarrin. Aty duhet të ishte gjithë PD-ja. Nuk ka më parlament sot, parlamenti sot bëhet në Kukës,”- tha Goxhaj.

I pyetur nëse do të hiqet tarifa e Rrugës së Kombit, avokati tha:

“Nëse nuk hiqet tarifa për Rrugën e Kombit, do vendoset tarifa për rrugën e Vlorës, Tiranë-Durrës.

Ky nuk është thjesht hajdutlliku më i madh ën botë, këto janë projekte të kohës së Berishës të cilat janë ndaluar nga frika e popullit. Edi rama nuk është më Kryeministri i shqiptarëve as I imi. Ai është tradhëtar, dhe unë do bëj gjithçka që ta rrëzoj atë,”- përfundoi ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test