Na ndiqni

Kukësi

Kuksianët vandalë? Sonila Meço i mbyll gojën Edi Ramës

Më: 1 prill 2018 Në ora: 16:03
Foto 1: Paris, Francë. Taksistët protestojnë dhunshëm ndaj masave favorizuese për privatët e Über Taxi

Moderatorja Sonila Meço nuk i ndahet Ramës për protestën në Rrugën e Kombit.

Me anë të një postimi në Facebook, Meço ka postuar dy foto nga protesta në botë, nga protesta të ngjashme duke hedhur poshtë pretendimet e aktit vandal të protestuesve.

Ja çfarë shkruan Sonila Meço në Facebook:

Image

A ka pak dinjitet në reagime?

Në përpjekjen për të stigmatizuar reagimin e njerëzve, ndaj asaj që konsiderojnë padrejtësi, kuptoj dënimin e dhunës dhe si nënë që rris një vajzë në këtë vend ligështohem për çdo pasiguri.

Por kur argumenti kundra është se pamjet e djeshme na çojnë një hap pas ëndrrës europiane, këtu ndalem ca dhe ftoj sidomos njerëz të medias që e bëjnë këtë. Sepse pikërisht ata kanë transmetuar pamje të ngjashme nga çdo vend i Bashkimit Europian, ku zemërata ndaj asaj që konsiderohet padrejtësi ka ofruar pamje të ngjashme.

Ja shembujt, të përzgjedhur nga protesta krejtësisht qytetare, për arsye të ngjashme: shtrëngim laku në fyt prej masave sipas tyre të padrejta nga pushteti:

Image
Foto 2: Frankfurt, Gjermani. Qytetarët prostesojnë ndaj masave shtrënguese ditën e hapjes së zyrave të reja të Bankës Qendrore Europiane.
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test