Na ndiqni

Kukësi

Ç’po ndodh në Kukës? Qytetarët të irrituar rrethojnë Komisariatin e Policisë

Më: 1 prill 2018 Në ora: 12:58
Protesta e djeshme

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para Komisariatit të Kukësit, ku po protestojnë për arrestimet e fundit që janë bërë pas protestës në rrugën e Kombit.

Ata janë shprehur se policia u ka shkuar në mesnatë dhe u kanë arrestuar të afërmit e tyre, ndërsa kanë kërcënuar se nëse ata nuk lirohen do të djegin Komisariatin.

Prokuroria e Kukësit ka lëshuar ditën e sotme 24 urdhër-arreste për personat që kanë qenë në protestën që u zhvillua ditën e djeshme.

“Më kanë arrestuar vëllain që dje ka qenë në protestë. Nuk ka shkuar për çështje politike. Është dëmtuar nga sytë. Mbrëmë ka qenë i sëmurë. E ka arrestuar policia në orën 4 të mëngjesit. Ka qenë i sëmurë nga gazi lotsjellës. Kanë kaluar mbi avëlli dhe i kanë shkuar vëllait brenda. E kanë rrahur. 

Të lirohen një orë e më para. Në qoftë se nuk lirohen, u bëj thirrje të gjithë kuksianëve që të vijnë këtu dhe nëse nuk dalin një për një do të djegim komisariatin. E ta shohë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, kush janë ata kriminelë.”, -shprehet njëri prej familjarëve para Komisariatit.

Në mbështetje të tyre, kanë shkuar edhe disa deputetë të PD-së dhe të LSI-së, të cilët janë parë të futen brenda Komisariatit të Policisë së Kukësit për të negociuar për lirimin e të arrestuarve.

Gjatë protestës së ditës së djeshme pati përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve, të cilët më pas ata I kanë vënë flakën kabinës së makinerive që bëhet pagesa e tarifës për rrugën e Kombit.

Nga java e kaluar, çdokush që kalon në këtë rrugë duhet të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test