Na ndiqni

Kronikë Shqipëri

10 vite burg dhe miliona euro gjobë, bandës shqiptare që dërgonte klandestinë në Angli

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 11:46
Alket Dauti

Prokuroria në Belgjikë kërkoi dënimin me 10 vite burg për një bandë shqiptare që fuste klandestinë në Angli dhe gjobitjen e saj me 1 milionë euro gjobë; konkretisht, për kreun e saj Alket Dautin dhe 13 anëtarët e bandës së tij.

Gjatë viteve të fundit, Dauti me të tjerët kanë futur në Angli qindra klandestinë.

Vitet e fundit kishte arritur të fuste ilegalisht në Angli qindra klandestinë me bashkëpunëtorë në Belgjikë.

Banda rekrutonte kamionistë dhe i paguante ata për shërbimin që bënin me 14. 600 euro.

Ndërsa për një vend në pjesën e pasme të kamionit çmimi shkonte në 9 mijë euro.

Brenda një viti, Dauti me bandën futi në Angli 90 emigrantë, përfshirë edhe foshnja.Të 14-të përfituan 910 mijë euro brenda vitit, por që Prokuroria ka kërkuar t’u sekuestrohen.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test