Na ndiqni

Kronikë Shqipëri

Makina përplaset me bordurën, dy të plagosur në Elbasan

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:20
Pamje nga aksidenti

Dy persona mbetën të plagosur këtë të premte si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Ngjarja ndodhi në fshatin Murras, ku si pasojë janë plagosur shoferi A.S., 21 vjeç, banues në Peqin dhe pasagjeri F.K., 25 vjeç.

I riu drejtonte automjetin tip “Wolksvagen” me targa AA 396 UU dhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Fill pas ngjarjes, dy të plagosurit u transportuan në Spitalin e Elbasanit, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test