Na ndiqni

Kronikë Shqipëri

Skenë si në filma, 20 vjeçarja nga Elbasani rrëmbehet nga ish- i fejuari

Nga: Mediat Shqiptare Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 13:35
Ilustrim

Një vajzë mesditën e sotme është shpëtuar nga policia në qytetin e Elbasanit, pasi ishte marrë me forcë në makinë nga ish- i fejuari.

Report Tv ben me dije se vajza ka hapur derën e makinës duke kërkuar ndihmë.

“Ndodhesha në rrugën pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit kur po kalonte një makinë tip BMË dhe një vajzë hapi derën duke kërkuar ndihmë. Në momentin që vajza hapi derën, shpejtësia e makinës u ngadalësua nga shoferi, ndërsa më pas dera u mbyll, ndërsa automjeti rriti shpejtësia duke u larguar. Në këtë moment njoftova menjëherë drejtorin e Policisë së Elbasanit Altin Qato, ndërsa vetëm pak minuta më pas makina u ndalua te Universiteti Aleksandër Xhuvani’ shprehet gazetari i Report Tv, Kozarja.

I riu që mori me forcë duke e rrëmbyer në makinë ish-të fejuarën, pasi ishin ndarë është ndaluar së bashku me tre personat e tjerë që e shoqëronin, ndërsa Report Tv sjell pamjet e makinës tip BMË targë AA 855 BE ku u mor me forca vajza dhe të drejtuesit. Ndërkohë që vajza rreth moshës 20-vjeç është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë pas tronditjes që pësoi nga ngjarja.

“Ai është ish-i fejuari im. Jemi ndarë, pasi ai më ka tradhtuar.

Nuk doja të rrija më me atë, prandaj kërkova ndihmë. Nëse policia nuk do të ndërhynte do të kisha pasoja” deklaroi .

Vajza nga Katundi i Ri në Elbasan kishte shenja dhune në fytyrë, që dyshohet se i janë shkaktuar nga ish-i fejuari i saj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test