Na ndiqni

Kronikë Shqipëri

Aksidentohet për vdekje këmbësorja, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Nga: top channel Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:26
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në afërsi të urës së Fushë Krujës.

Drejtuesi i automjetit tip Benz, D.V. aksidentoi shtetasen 56-vjeçare Sh.K., e cila është transportuar për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë, për të dhënë versionin e tij të rrethanave të aksidentit, si dhe për veprimet e mëtejshme procedurale.

top channel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test