Na ndiqni

Kronikë Shqipëri

Godet me thikë një vajzë dhe babanë e saj, arrestohet 32-vjeçari

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Fatjon Toska, 32 vjeçari me banim në lagjen “Barikada” në Berat u arrestua nga Policia pasi sulmoi me thikë një baba me të bijën e tij 23-vjeçare.

Arrestimi i Toskës u bë pasi në lagjen “Çlirim”, për motive të dobëta, ai goditi me thikë 23-vjeçaren  R.D dhe 53-vjeçarin G.D,  të dy banues në “Çlirimi”.

At e bijë morën ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat dhe nuk kanë probleme për jetën.

Materialet  u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale, “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Syri
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test