Na ndiqni

Kronikë Shqipëri

Vdesin tragjikisht babai dhe vajza 6 vjeçare në Korçë, makina i përplasi në trotuar

Nga: Ora News Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 18:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona përkatësisht baba dhe bijë, kanë gjetur vdekjen në unazën e qytetit të Korçës.

Viktimat janë Sokol Hoxhallari, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare.

Dy automjete janë përplasur midis tyre duke u marrë jetën dy personave që ndodheshin kalimtarë në rrugë.

Policia lokale bën me dije se dy automjetet janë përplasur fort midis tyre.

Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë e një prej mjeteve ka qenë shkak i përplasjes.

Policia ka shoqëruar në komisariat dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht Petrit Kupen dhe Laurenc Pallashin.

Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Komunikata e Policisë së Korçës: 

Më datë 08.11.2018, në lagjen nr 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip "Volkswagen" me targa AA837UJ  me drejtues shtetasin, P. K, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip "Benz" me targa AA831AA me drejtues shtetasin L.P, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë, konkretisht shtetasi S.H, 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P.H, 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ora News
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test