Na ndiqni

Kronikë Shqipëri

Shqiptari hidhet nga tarraca e pallatit në Romë, policët e kapin në ajër!

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Policët italianë kanë shpëtuar në çastin e fundit një të ri shqiptar që u hodh nga tarraca e një pallati në Romë. 26-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit pesëkatësh në rrugën Lorenzo il Magnifico, zona Porta Pia.

I riu, ndoshta për shkak të problemeve psiqike, nga të cilat vuan, hipi në tarracë, mbylli derën duke lënë çelësin në bravë për të mos lejuar të tjerët që ta hapnin, dhe u ngjit në cepin e bordurës, duke qëndruan thuajse pezull në skaj të saj.

Kalimtarët njoftuan policinë e cila mbërriti në vendngjarje, ashtu si dhe zjarrfikësit. Policët hipën në tarracë duke u kacavjerrur nga ballkonet dhe tentuan të bisedonin me djalin, por ai kërcënoi se do të hidhej po t’i afroheshin më tepër.

Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, policët iu afruan, por shqiptari i vuri re dhe u hodh. Për fatin e tij të mirë policët arritën ta kapnin nga këmbët dhe e ngritën me shumë mundim, pasi edhe i varur në ajër 26-vjeçari u përpoq t’u shpëtonte nga duart për ta rënë përtok.

Tashmë ai gjendet në poliklinikën Umberto I, ku i është nënshtruar trajtimit të detyruar shëndetësor.

syri
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test