Na ndiqni

Kronikë Shqipëri

Djali nga Dibra dhunon prindërit, u shkakton lëndime në trup

Nga: Mediat Shqiptare Më: 24 mars 2018 Në ora: 13:40
Ilustrim

Një djalë i ri ka përfunduar në prangat e policisë i akuzuar për dhunë ndaj babait dhe nënës së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në fshatin Maqellarë të qytetit të Dibrës.

Florian T, 23 vjeç, akuzohet se nga debati me prindërit e tij për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve E.T, 52 vjeç, dhe L.T, 49 vjeçe.

Por për shkak të natyrës problematike të të riut dhe sidomos goditjeve të pësuara gjatë konfliktit i cili u shkaktoi dëmtime të lehta në trup, kryefamiljari bëri denoncim në polici.

Kjo bëri që i riu të vihet në prangat e policisë së Dibrës nën akuzën e veprës penale “Dhuna në familje”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test