Na ndiqni

Kronikë Shqipëri

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, vdesin dy persona

Nga: Mediat Shqiptare Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 08:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas. Një makinë tip “Benz” me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i taksisë, B. A., 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja E. A., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti “Benz” e ka përplasur nga mbrapa taksinë dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në makinën tip “Benz” nuk është gjetur asnjë person.

Në vendngjarje shkuan efektivët e policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit “Benz” dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test