Na ndiqni

Kronikë Maqedoni

Maqedoni, 26 persona të lënduar në aksident komunikacioni mes dy furgonëve dhe një kamioni

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 16:34
Ilustrim

Në rrugën magjistrale Koçan-Shtip këtë mëngjes, rreth orës 6 ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy furgonëve dhe një kamioni. Lëndime trupore në aksident kanë marrë madje 26 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore të Koçanit.

“Ndërmjet fshatrave Çeshinovë dhe Kuçiçinë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy furgonëve “Fiat Ducato”, me targa të Shtipit, “Ford Transit” me targa të Koçanit, si dhe mjet transportues ngarkimi “Scania”, poashtu me targa të Koçanit. Deri më tani janë paraqitur 26 persona me lëndime trupore dhe të njejtit janë dërguar në Qendrën mjekësore në Koçan.”, thuhet në informatën e policisë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test