Na ndiqni

Kronikë Maqedoni

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë

Më: 6 maj 2018 Në ora: 20:30
Ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar, në një aksident të rëndë komunikacioni që ndodhi sot pasdite në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë.

Sipas informacioneve të para të SPB Tetovë, aksidenti mes dy makinave ka ndodhur rreth orës 17:30 katër kilometra afër Gostivarit.

Jozyrtarisht mësohet se në aksident kanë marrë pjesë makina “Opel Astra” me targa të Dibrës dhe “Renault Megan” me targa të Gostivarit.

Pas aksidentit të lënduarit janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Gostivar. Ndërsa në ndërkohë pritet që të bëhen hetime nga ana e prokurorit publik dhe policisë.

Komunikacioni në këtë rrugë zhvillohet pa ndërprerje.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test